
Qatar Airways është shpallur linja ajrore më e mirë në botë për vitin 2025, duke fituar për të nëntën herë çmimin prestigjioz të Skytrax World Airline Awards, të njohur si “Oscars” e industrisë ajrore. Linja nga Katari triumfoi gjithashtu për “klasën më të mirë të biznesit” dhe “lounge-in më të mirë të klasës së biznesit” në aeroportin e Dohas.
Në vend të dytë renditet Singapore Airlines, që fitoi edhe për stjuardesat më të mira dhe për klasën e parë më luksoze. Cathay Pacific nga Hong Kongu zë vendin e tretë, duke u vlerësuar për argëtimin në bord dhe klasën ekonomike më të mirë.
Emirates, ANA (Japoni), Turkish Airlines, Korean Air dhe Air France renditen gjithashtu në 10-shen më të mirë, ndërsa Hainan Airlines dhe Japan Airlines e plotësojnë listën elitare. Ndër linjat me kosto të ulët, AirAsia mbetet lider në botë, ndërsa Eurowings kryeson në Europë. Linja më e pastër ajrore u shpall EVA Air nga Tajvani, ndërsa më e përmirësuara ishte STARLUX Airlines, po ashtu nga Tajvani.
20 Linjat Ajrore më të Mira në Botë për vitin 2025
(sipas çmimeve Skytrax World Airline Awards)
- Qatar Airways
- Singapore Airlines
- Cathay Pacific (Hong Kong)
- Emirates (Emiratet e Bashkuara Arabe)
- ANA All Nippon Airways (Japoni)
- Turkish Airlines (Turqi)
- Korean Air (Koreja e Jugut)
- Air France (Francë)
- Japan Airlines (Japoni)
- Hainan Airlines (Kinë)
- Swiss International Air Lines (Zvicër)
- EVA Air (Tajvan)
- British Airways (Britani e Madhe)
- Qantas Airways (Australi)
- Lufthansa (Gjermani)
- Virgin Atlantic (Britani e Madhe)
- Saudi Arabian Airlines (Arabia Saudite)
- STARLUX Airlines (Tajvan)
- Air Canada (Kanada)
- Iberia (Spanjë)
