LIFE STYLE

Copenhagen shpallet qyteti më i banueshëm në botë

Kopenhaga është shpallur qyteti më i banueshëm në botë për vitin 2025, duke rrëzuar Vjenën nga vendi i parë pas tre vitesh kryesimi. Sipas indeksit vjetor të The Economist Intelligence Unit, që analizon 30 kategori përfshirë stabilitetin, kujdesin shëndetësor, infrastrukturën dhe kulturën, kryeqyteti danez fitoi 98 pikë nga 100 të mundshme dhe mori vlerësim të përsosur për infrastrukturë, stabilitet dhe edukim.

Vjena zbriti në vend të dytë për shkak të rënies së pikëve në kategorinë e stabilitetit, pas një kërcënimi me bombë gjatë koncertit të Taylor Swift dhe një sulmi të planifikuar në një stacion treni. Megjithatë, ajo mbetet në krye me 97.1 pikë, së bashku me Zyrihun. Në pesëshen më të mirë renditen gjithashtu Melburni dhe Gjeneva, ndërsa qytete si Osaka, Auckland, Adelaide dhe Vancouver mbyllin dhjetëshen. Në anën tjetër, Damasku vijon të jetë qyteti më pak i banueshëm në botë, me vetëm 30.7 pikë, i ndjekur nga Tripoli, Daka dhe Karachi. Ekspertët theksojnë se stabiliteti global është në rënie, veçanërisht në Europën Perëndimore, Lindjen e Mesme dhe Azinë, për shkak të pasigurive dhe konflikteve në rritje.

Qytetet më të banueshme në botë (2025):

  1. Kopenhagë, Danimarkë
  2. Vjenë, Austri
  3. Zyrih, Zvicër
  4. Melburn, Australi
  5. Gjenevë, Zvicër
  6. Sidnei, Australi
  7. Osaka, Japoni
  8. Auckland, Zelandë e Re
  9. Adelaide, Australi
  10. Vankuver, Kanada

Qytetet më pak të banueshme në botë (2025):

  1. Damask, Siri
  2. Tripoli, Libi
  3. Daka, Bangladesh
  4. Karachi, Pakistan
  5. Algjer, Algjeri
  6. Lagos, Nigeri
  7. Harare, Zimbabve
  8. Port Moresby, Papua Guineja e Re
  9. Kiev, Ukrainë
  10. Karakas, Venezuelë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button