Nga Tedi Blushi – Solidaritet i plotë me kolegët e mi gazetarë që protestojnë sot për të drejtat e tyre, të shkelura me dhunë, kërcënime, shantazhe dhe censurë nga Qeveria, klientët dhe bandat kriminale të saj!
Vetëm këtë vit janë raportuar rreth 30 raste të sulmeve ndaj gazetarëve dhe mediave ndaj jo më kot, Shqipëria renditet e fundit në rajon për lirinë e medias!
Hedhja në erë me tritol e bizneseve të pronarëve të mediave, mbyllja e televizioneve dhe shantazhet ndaj pronarëve të tyre, blerja e mediave me paratë e inceneratorëve, dhuna brutale fizike nga Policia e Shtetit ndaj reporterëve, gjobat e paligjshme tatimore, censura dhe autocensura, sulmet dhe fyerjet politike, shtrëngimi për publikimin e burimit dhe “pengmarrja” nga SPAK e gazetarit Elton Qyno, kërcënimet personale dhe presionet e nxitura drejtpërdrejt nga Erion Veliaj ndaj koleges Ola Xama dhe familjarëve të saj, aktet rrugaçërore të Edi Ramës ndaj gazetares Ambrozia Meta apo dhuna burracake ndaj Gjergj Zefit janë disa nga ngjarjet më të rënda të kohëve të fundit që provojnë se liria e fjalës dhe pavarësia e medias ka sot armiq kryesor: “Rilindjen”, Edi Ramën dhe Erion Veliaj.
Liria e medias është thelbësore për demokracinë!