Monday, May 20, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESORERama: E vërteta e raporteve të mia me Kurtin dhe Vuçiç

Rama: E vërteta e raporteve të mia me Kurtin dhe Vuçiç

Kryeministri Edi Rama përsëriti në emisionin “Opinion” se Kosova duhet të ndjekë këshillat e ndërkombëtarëve për të gjetur rrugën e marrëveshjeve me Serbinë. Duke u ndalur te deklarata e presidentit të Francës Macron për vizat e Kosovës, Rama tha se qeveria e Kosovës duhet të përfitojë nga javët në vijim.

Kreu i qeverisë zbuloi se për këtë çështje qeveria e Kosovës nuk i ka kërkuar mendim, ndërsa tha se vendimi i takon kryeministrit të Kosovës. Sipas Ramës, qeveria e Kosovës duhet bashkëpunojë më shumë me ndërkombëtarët dhe të plotësojë kushtet që ata kërkojnë.

“Shqetësuese është se profile publike dhe profile falso u hodhën kundër tij dhe kundër meje, sikur këtë e bëra unë. U them atyre që ta lexojnë mirë atë që ai tha se foli për disa javë në vijim dhe këto javë duhet të jenë kohë oportuniteti. Angazhimi i tyre dhe arsye pse gjithë ky reagim, që nuk është vetëm i Macron dhe i të gjithëve, negativ ka të bëjë me investimin te Kosova.

Përsa kohë i kanë vënë Kosovës në tavolinë një plan që është njohja de facto e Kosvës nga Serbia, nuk e kuptoj këtë absurditet. Ata mendojnë që Kosova duhet të bëjë pjesën e saj dhe t’ua lë atyre të merren me Serbinë, kjo është e gjitha. Pala më e interesuar për të dalë nga kjo situatë është Kosova. në rast se do më kërkoje mendim, unë do e bëja…

Nuk jam në pritje të kësaj kërkese dhe nuk më vjen keq pasi kjo është sovranitet i deleguar nga populli për kryeministrin e Kosovës. Kosova duhet të bëjë pjesën e vet. Kosova duhet të thotë, 1,2,3,4,5 dhe tani merruni me Serbinë. Lëruani në dorë atyre që u rrinë në kokë Kosovës dhe kjo që unë firmos dhe ai nuk firmos është dëmtuese për Kosovën. Plani Franko-Gjerman është ideale për Kosovën. Nëse ideale është që Serbia të shtrihet dhe të paguaj dëmshpërblimet kjo ekziston në një botë tjetër”, – tha Rama që u pyet edhe për marrëdhëniet me Kurtin dhe Vuçiç.

“Me Kurtin kam të njëjtat raporte. Erdhi në Tiranë për ndeshjen, por nuk njoftoi askënd. As protokolli nuk u njoftua. Qëndroi në një lozhë tyë rezervuar për personalitete.

Raportet me Vuçiç janë siç kanë qenë. Janë raporte të drejtpërdrejta. Nuk erdhi në samitin e Procesit të Berlinit sepse shkoi në Kinë. Unë e njoh Serbinë dhe e di se deri ku shkojnë raportet tona me Serbinë. Presidentin e Serbisë nuk e kam zgjedhur unë. As fqinjin që kemi atje pas bjeshkëve nuk e kemi zgjedhur. Ne kemi vetëm mundësinë për të bërë paqe.

Ajo që humbet nga vonesa e paqes është Kosova. Kosova e ka fituar luftën dhe tashmë duhet të punojë për paqen. Ata që morën 5 milionë armatime dhe bënë atë që bënë dhe morën përgjigjen nga policia e Kosovës. Ndaj duhet që Kosova të bëjë hetime dhe të nxjerrë përgjegjësit” – tha Rama.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME