Thursday, February 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËRama - Kim-it për kriminelët: Refuzoj gjuhën e përdorur

Rama – Kim-it për kriminelët: Refuzoj gjuhën e përdorur

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim foli pak ditë për parë për çështjen e kriminalitetit në Shqipëri.

“Mendoj se Shqipëria ka një reputacion të keq. Mendoj se këndvështrimi i Shteteve të Bashkuara në lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri është i njohur.

Duhet ta bëni këtë zgjedhje tani. Duhet të zgjidhni kush e ka në dorë këtë vend. Do ta kenë njerëzit e zakonshëm? Do ta kenë kriminelët? Kush do të ketë në pronësi tokën tuaj, të gjithë ato hotele dhe kush do të marrë përfitimet?” – tha Kim në “Opinion”.

I pyetur për këto deklarata, kryeministri, Edi Rama ka refuzuar të japë një përgjigje të drejtpërdrejtë. Megjithatë ai tha se nuk binte dakord me gjuhën e përdorur. Sipas tij nuk mund të hidhet baltë mbi të gjithë shqiptarët.

“E para, unë e refuzoj kategorikisht këtë gjuhë. Që udhëheqësit duhet të zgjedhin kush duhet ta qeverisë këtë vend, qytetarët apo kriminelët. Për sa më takon, si udhëheqës i këtij vendi, e kam bërë zgjedhjen me kohë.

E kam bërë zgjedhjen kur kam dalë kundër regjimit komunist. E kam bërë zgjedhjen kur kam hyrë në politikën shqiptare. Dhe e bëj zgjedhjen time çdo ditë. Nuk kam asnjë dilemë për këtë.

Nga ana tjetër, të akuzosh unblock, nuk ndihmon fare qytetarët. Nuk ndihmon fare luftën kundër krimit dhe pastrimit të parave, por përkundrazi, krijon një mjegull të madhe ku të vetmit përfitues janë kriminelët dhe pastruesit e parave. Për 1% të shqiptarëve që janë të lidhur me botën e krimit, nuk mund të hidhet baltë mbi 99% të tyre, as jashtë dhe as brenda”, – u përgjigj Rama. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME