Friday, December 6, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeEKONOMIRama nga Qafë Thana: Do ti japim shtysë shkëmbimeve tregtare, po punojmë...

Rama nga Qafë Thana: Do ti japim shtysë shkëmbimeve tregtare, po punojmë për korridorin blu

Kryeministri Edi Rama ishte në Qafë Thanë, aty ku sot hyn në fuqi programi i ri kufitar “Një ndalesë – Një kontroll” mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, program ky i cili do të lehtësojë lëvizjen mes vendeve.

Sot është një momet i rëndësishëm për të gjithë ata që kalojnë në atë pikë kufitare, qofshin individë apo kompani që shkëmbejnë mes dy vendeve. Më në fund ua lehtësojmë kalimin në këtë pikë, dhe i japim një shtysë jo vetëm shkëmbimeve tregtare po edhe turizmit. Shqipëria po përjeton një impakt të transformimit të imazhit të saj dhe si asnjëherë më parë, numri i investitorëve të mëdhenj për të investuar në industrinë e turizmit, së bashku me shqiptarët e diasporës është tejet inkurajues. Zhvillimi i mëtejshëm dhe rritja e turizmit dhe prodhimit, kërkojnë një qasje komplekse. Pjesa tjetër e kësaj qasje është transformimi i kalimit të kufijve. Me kryeministrin kemi folur vijmësisht për këtë, ka shumë pengesa që vijnë nga inercia e së shkuarës. Në fakt liberalizimi i vizave sjell më shumë lehtësi, transparencë dhe që sjell edhe më shumë rritje të përgjegjësisë së organeve ligjzbatueve. Gjatë pjesës së parë të vitit kanë lëvizuar 770 mijë shtetas. Ky është një hap i rëndësishëm por qëllimi është unifikimi i doganave, por ne s’kemi pse presim BE për ta avancuar si ide. Në dy anët po punohet për dy anët e korridorit 8 dhe kemi bërë shumë përpjekje për rizgjimin e këtij projekti, si pjesë e së shkuarës së rrugës Egnatia.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME