Thursday, April 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËRama: Presim sulme të tjera kibernetike

Rama: Presim sulme të tjera kibernetike

Kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me sulmet kibernetike në shënjestër të të cilave ishte edhe vendi ynë.

I ftuar në emisionin “Wake Up America” në SHBA, Rama u shpreh se që Irani qëndron pas sulmeve kibernetike në Shqipëri është fakt jo akuzë ndërsa shtoi se vendi është i përgatitur për sulme të tjera nga Irani.

“Dua ta qartësoj se nuk e kam akuzuar Iranin por e kemi bazuar në punën e Microsoft dhe skuadrës e agjencive të specializuara amerikane që thanë se pas sulmeve ishte Irani. Nuk është akuzë por fakt. Kuptuam se ishte koha të shkëpusnin çdo lidhje me regjimin sepse nuk mund të lejonim më ambasadën e tyre në kryeqytetin tonë e të vijonte punën. Ne kemi preferuar të ndërtojmë një aleancë, Duhet të përshpejtojmë forcimin kundër sulmeve kibernetike. Jemi të përgatitur të ndodhin e edhe të tjera sulme. Është shqetësuese që kjo po ndodh”, tha Rama.

Autorët e sulmeve kibernetike në Shqipëri kanë publikuar të hënën email-et zyrtare ku tregoheshin planet për të eliminuar Albin Kurtin dhe Lulzim Bashën. Ndërkohë, kanë nxjerrë detaje edhe për të shumëkërkuarin Talo Çela.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME