Sunday, October 13, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeUncategorizedVuçiç: Kosova në OKB, për Serbinë është e papranueshme

Vuçiç: Kosova në OKB, për Serbinë është e papranueshme

Për Serbinë pranimi i Kosovës në OKB është i papranueshëm. Kështu u shpreh presidenti serb Aleksandar Vuçiç në një prononcim në TV privat Pink nga Nju Jorku, ku është për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Vuçiç ka shtuar se ka refuzuar një dokument me propozimin për zgjidhjen e çështjes së Kosovës që ia ka treguar i dërguari i BE-së, Miroslav Lajçak.

Në këtë dokument, raportojnë mediat, ndër të tjera flitet për pranim të shpejtë të Prishtinës në OKB, me njohjen e Kosovës nga Serbia brenda një periudhe dhjetëvjeçare. Vuçiç ka theksuar se pozicioni i Serbisë është i vështirë, por ka shtuar se në asnjë rrethanë vendi i tij nuk do të dorëzohet.

‘Duhet të kuptoni se janë 5 vende kundër nesh sa i takon Kosovës. Nuk mund të arrijmë shumë këtu, por do të luftojmë’. Ai është shprehur se në këtë situatë nevojitet shpirt luftarak dhe që Beogradi të jetë i qartë sa i takon pozicionit të tij, se nuk do të pranojë asnjë zgjidhje të imponuar. ‘Në këto kushte, do të jetë e vështirë t’i mbijetojmë shtatorit dhe tetorit’, ka shtuar Vuçiç në intervistën e dhënë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME