AKTUALITETTOP-NEWS

Vrasja në Frashër/ Vajza e viktimës: Flisja gjithmonë në telefon, të tre punonin

Vajza e 56-vjeçarit që u vra nga 26-vjeçarja, ka rrëfyer momentet kur mori lajmin nga motra e saj, e cila i tha se babai ishte rrëzuar në banjë.

Në dëshminë e saj, ajo tregon se fliste rregullisht me të atin dhe nuk kishte vënë re asnjë shenjë që mund të paralajmëronte një tragjedi. Familja jetonte së bashku, ndërsa të tre ishin të punësuar.

E bija e viktimës që punon e jeton në Itali: Më mori motra në telefon dhe më tha që babi ka rënë në banjë, më pas e fiku telefonin, marr mamin në telefon dhe i them është gjallë? Jo më tha ka vdekur, flisja shpesh në telefon nuk pashë të kishte gjë, nuk kuptova as edhe një gjë, me babin kam folur gjithmonë.

Babai jetonte në shtëpi apo kishte një dhomë veç?

E bija e viktimës: Jetonte në shtëpi, bashkë, babai punonte, edhe mami edhe babi edhe motra

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button