Saturday, April 20, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËRama rrëfim në ”Real Story”: Shqiptarët do kenë fazën e rikthimit në...

Rama rrëfim në ”Real Story”: Shqiptarët do kenë fazën e rikthimit në vend

Kryeministri Edi Rama sonte është i ftuar në emisionin ”Real Story”, të Sokol Ballës në ”Report Tv”. Duke folur për debatin me zyrtarët britanikë për emigrantët, Rama tha se shqiptarët do të jenë edhe në fazën që do të rikthehen në vend.

Rama thekson edhe se është e qartë tashmë që vendi ka fituar një respekt shumë të më madh ndërkombëtarisht. Sipas tij kjo ka ndodhur për shkak se qeveria e ka kërkuar respektin me punë dhe me meritë.

”Së pari është e vërtetë dhe e kotë të kundërshtohet se sot Shqipëria trajtohet me shumë më tepër respekt dhe nuk besoj se shumëkush e ka imagjinuar që Shqipëria do të ishte vendi ku më 6 dhjetor do të mblidhen të gjithë liderët e vendeve të BE-së apo që edhe të mblidhet këtu vitin e ardhshëm edhe Samiti i Procesit të Berlinit. Ne japim respekt dhe kërkojmë respekt. Pra kemi ndryshuar qasjen. Këto janë edhe reflektime të qasjeve që janë arritur nga Shqipëria, që këtu errësohen nga arsye që s’ka nevojë të humbasim kohë t’i komentojmë. Këto arsye janë në syrin e të gjithë të huajve”.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME