Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESORERama: Veliaj bëri një gabim shumë të madh pasi doli nga SPAK

Rama: Veliaj bëri një gabim shumë të madh pasi doli nga SPAK

Kryeministri Edi Rama ka treguar për emisionin “Opinion” se çfarë ka biseduar me kryebashkiakun Erion Veliaj, i cili pak ditë më parë u paraqit në SPAK për çështjen e inceneratorit të Tiranës. Pas daljes nga SPAK, Veliaj sulmoi disa gazetarë dhe analistë të cilët sipas tij, e kishin sulmuar në studio televizive.

Për këtë, Rama deklaron se i ka thënë Veliajt se ka bërë shumë gabim që ka sulmuar analistët dhe gazetarët. Sipas Ramës, sulmet e tyre nuk janë të denja për një person që ka poste të larta si Veliaj.

“Po, i thashë. Gabim shumë i madh. Sepse unë personalisht kam pasuar shumë herë reagime ndaj medias. Por, nuk kam sulmuar kurrë një me emër, një person, sepse këto sulme nuk janë sulme të denja për kë do qoftë që ka një funksion të lartë dhe që ka një raport që lidhet me rolin e tij institucional.

Mesazhet për Veliajn i kam të thjeshta fare, një tekst, telefonatë, një mesazh, një takim. Që unë nuk mbroj… Unë këtë e kam thënë 1 mijë herë, jo po prapë se shiko. Unë jam ndryshe. Ky është thelbi dhe ju nuk doni ta pranoni, ok mos e pranoni. Jam ndryshe mor shok, jam ndryshe. Unë ato gjëra që them i mendoj” – tha Rama.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME