Thursday, April 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMODË“Rare Beauty”/ Si arriti Selena Gomez të krijoj një perandori

“Rare Beauty”/ Si arriti Selena Gomez të krijoj një perandori

Rare Beauty është një markë kozmetike, e themeluar nga ylli i popit Selena Gomez.

Gomez është një këngëtare, aktore e suksesshme dhe gruaja më e ndjekur në Instagram, me vlerësime të shumta duke përfshirë 16 Rekorde Botërore. Ajo u emërua në 100 njerëzit më me ndikim të revistës Time të vitit 2020 dhe aktualisht ka një vlerë neto prej 95 milionë dollarë.

Selena ka qenë viktimë e shumë çështjeve të shëndetit mendor dhe fizik, të cilat e shtynë atë të themelojë Rare Beauty në vitin 2020. Përveçse është një markë kozmetike që nuk i teston produktet e saj te kafshët, Rare Beauty është një shoqatë bamirësie me vizion dhe qëllim të rrisë ndërgjegjësimin për shëndetin mendor, dashurinë për veten dhe mbledhjen e fondeve.

Motivimi

Përveç magjepsjes dhe famës së saj, Selena Gomez ka kaluar shumë në jetën e saj, si fizikisht ashtu edhe mendërisht. Gomez u diagnostikua me lupus, një sëmundje kronike autoimune, në vitin 2015

. Rimëkëmbja e saj përfshinte qëndrimin në rehabilitim deri në vitin 2015. Por në vitin 2016, ajo përsëri filloi të përjetonte efekte anësore të lupusit që përfshinin ankthin dhe depresionin, gjë që e la atë përsëri të çonte në një proces shërimi. Lufta nuk u ndal për të pasi iu desh t’i nënshtrohej një transplanti veshkash në vitin 2017, pasuar nga shtrime të shumta në spital në vitin 2018. Gomez u diagnostikua gjithashtu me çrregullim bipolar.

Gjatë kësaj faze qarkulluan disa thashetheme për të dhe për hir të shëndetit mendor iu desh të qëndronte larg rrjeteve sociale. Megjithatë, pavarësisht vuajtjeve fizike dhe psikologjike, ajo nuk i ka humbur shpresat dhe po flet publikisht për problemet e saj. Në fakt, në vitin 2020 ajo bëri publik faktin se vuan nga çrregullimi bipolar dhe i ka vënë vetes si synim të flasë sa më shumë për shëndetin mendor për të eliminuar stigmën sociale që e rrethon atë. Kështu më në fund, në shtator 2020, Gomez lançoi markën e saj të kozmetikës bimore, Rare Beauty.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME