Saturday, November 2, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREReagon Meta: Drejtësi me regji! Po shantazhohet opozita

Reagon Meta: Drejtësi me regji! Po shantazhohet opozita

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me vendimin e GJKKO-së për caktimin e masës ‘detyrim paraqitje’ për ish-kryeministrin Sali Berisha sa i takon çështjes së privatizimit të ish-kompleksit Partizani. Në një mesazh në rrjetet sociale, Meta thekson se kjo është drejtësi me regji.

Mes të tjerash ai shton se urdhri politik është dhënë nga Rama, ndërsa nënvizon faktin se po shantazhohet opozita.

REAGIMI I METES

Drejtësia me regji ka ndërmarrë veprimet e saj antikushtetuese dhe të paligjshme ndaj Kryetarit të Partisë Demokratike Prof. Dr. Sali Berisha me urdhër politik të Edi Ramës.
Këto veprime, që kanë shkelur me këmbë edhe Parlamentin e Shqipërisë kërkojnë shmangien e vëmendjes nga korrupsioni dhe përgjegjësitë shumë të rënda personale të Edi Ramës për aferën e inceneratorëve dhe mjaft aferave të tjerave qindra milionëshe.
Qëllimi politik i vetëm është shantazhi dhe intimidimi i opozitës, e cila po denoncon me këmbëngulje të vërtetat shumë të hidhura të korrupsionit mafioz të Qeverisë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME