Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTReali arrin transferimin e yllit të Monacos për 100 milionë euro

Reali arrin transferimin e yllit të Monacos për 100 milionë euro

Real Madrid ka arritur një marrëveshje verbale me Monacon për transferimin e Aurelien Tchouameni për një shifër që shkon në 100 milionë euro. Lajmi është konfirmuar nga “The Athletic”, teksa pritet vetëm finalizimi i procedurave si dhe firmosja e kontratës me 22-vjeçarin.

Tchouameni së fundmi vendosi t’i bashkohet Real Madridit, pas interesimit të Paris Saint-Germain, Liverpool dhe Manchester United. Ai ishte një element i rëndësishëm te Monaco që e mbylli sezonin në vendin e tretë. Tchouameni u aktivizua në 35 ndeshje, duke shënuar tri gola dhe dha dy asist.

Sezoni mbresëlënës i mesfushorit ka bërë që ai të aktivizohet rregullisht edhe te Kombëtarja e Didier Deschamps. Tchouameni bëri debutimin e tij në nivel ndërkombëtar në shtator 2021. Ai ka zhvilluar 95 ndeshje për Monacon në dy sezonet e tij e gjysmë në principatë. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME