Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeUncategorizedRevolta/ Marinsat rusë: Po na bëni “mish për top”

Revolta/ Marinsat rusë: Po na bëni “mish për top”

Marinsat rusë që ankohen për gjeneralët e tyre. Ata thonë se ata janë “të paaftë” dhe po i trajtojnë si “mish për top”. Kjo pasi njësia e tyre pësoi një humbje shkatërruese.

300 burra u vranë ose u plagosën në 4 ditë luftime të rënda në Ukrainën lindore. Marinsat janë nga Brigada e 155-të e Këmbësorisë Detare të Rusisë. Ata i shkruan një letër të ashpër guvernatorit të tyre rajonal. Aty pretendonin se kishin humbur 300 ushtarakë në një masakër në Pavlivka falë planeve të gabuara të gjeneralëve Rustam Muradov dhe Zurab Akhmedov.

Ushtarët pretendojnë se komandantët rusë “po fshihnin” kaosin në rajonin e Donetsk dhe “ulnin numrin e humbjeve nga frika se mos bëheshin përgjegjës”. Marinsat kërkuan në letrën e tyre që Vladimir Putinit t’i rrëfehet personalisht masakra dhe se ai duhet të krijojë një komision të pavarur ushtarak.

Letra vjen pasi pamjet tregojnë mijëra ushtarë rusë të mobilizuar që organizojnë një rebelim të jashtëzakonshëm kundër gjeneralit të tyre për dërgimin e tyre në vijën e parë me mungesë furnizimesh dhe pajisjesh.

Gjeneral-major Kirill Kulakov, 53 vjeç, u përball me thirrjet “ik nga këtu”, “turp për ty” dhe “poshtë regjimi i Putinit”. Mijëra burra të mobilizuar iu bashkuan një proteste në bazën e tyre të stërvitjes në qytetin e Kazanit, në jugperëndim të Rusisë. Një natë më parë atyre iu tha se do të dërgoheshin në vijën e frontit.

Ushtarët që kryesuan rebelimin u thanë eprorëve se nuk mund të luftonin sepse kishin duruar javë të tëra mungesë uji dhe racione të pakta ushqimi. Tani ata do të dërgoheshin në betejë me “mitralozat e ndryshkur të viteve 1970”. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME