Rei Manaj vijon të gjejë në vazhdimësi rrugën e rrjetës te skuadra e Sivaspor. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare sot ka shënuar golin e tij të 12 në këtë edicion, duke i dhënë një mesazh të qartë trajnerit Sylvinho se po kalon një formë jashtëzakonisht të mirë.
Goli i sotëm në ndeshjen ndaj Rizespor ishte spektakolar. Në minutën e 29 të ndeshjes, Manaj mori përsipër të ekzekutonte një goditje dënimi nga një distancë prej më shumë se 20 metrash.
Goditja e sulmuesit ishte e jashtëzakonshme duke u ndalur poshtë trekëndëshit të portës, për t’i dhënë avantazhin skuadrës së tij.