Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESORERey Manaj nuk di të ndalet, shënon super gol me goditje dënimi

Rey Manaj nuk di të ndalet, shënon super gol me goditje dënimi

Rei Manaj vijon të gjejë në vazhdimësi rrugën e rrjetës te skuadra e Sivaspor. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare sot ka shënuar golin e tij të 12 në këtë edicion, duke i dhënë një mesazh të qartë trajnerit Sylvinho se po kalon një formë jashtëzakonisht të mirë.

Goli i sotëm në ndeshjen ndaj Rizespor ishte spektakolar. Në minutën e 29 të ndeshjes, Manaj mori përsipër të ekzekutonte një goditje dënimi nga një distancë prej më shumë se 20 metrash.

Goditja e sulmuesit ishte e jashtëzakonshme duke u ndalur poshtë trekëndëshit të portës, për t’i dhënë avantazhin skuadrës së tij.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME