Rita Ora mahnitëse në “The Masked Singer”

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka shkëlqyer sërish në emisionin e njohur “The Masked Singer US”, ku është paneliste. Këtë herë, ajo ka realizuar një paraqitje të mrekullueshme, duke u shfaqur si një perëndeshë e lashtë helene, me një stil plot elegancë dhe ndjesi magjie.
Në disa fotografi të publikuara në rrjetet sociale, Rita ka zgjedhur një fustan të kaltër të bukur dhe ka kompletuar pamjen me aksesore në kokë, duke u shndërruar në një figurë mitologjike.
Fustani dhe aksesorët e veçantë në kokë i dhanë një ndjesi mistikiteti, duke krijuar një lidhje të thellë mes stilit të saj dhe atmosferës olimpike. Në mbishkrimin e fotografive, Rita Ora shkruan: “Sonte jemi të gjithë heronj dhe perëndesha..” Rita vazhdon të befasojë fansat e saj me elegancën dhe përkushtimin ndaj projekteve të reja, duke dëshmuar edhe njëherë se është një ikonë e vërtetë në industrinë e muzikës dhe të modës.


