Rezultate interesante në mbrëmjen e Europa League. Roma është një hap larg kualifikimit, pas fitores me Helsinkin. Mbylli dënimin e u kthye në fushë me gol, Cristiano Ronaldo, që udhëhoqi Manchester United në fitoren përballë Sheriff Tiraspol. Red Devils mbeten në garë për vendin e parë.
GRUPI C
Roma mposhti 2-1 HJK Helsinkin, por për t’u kualifikuar në 1/8 e Europa League duhet të mposhtë Ludogorets në ndeshjen e fundit në Olimpico. Verdhekuqtë goditën traversën me Cristante (20′), që pa t’i anulohet edhe një gol nga VAR për pozicion jashtë loje të Volpato. Në minutën e 41′ Abraham zhbllokoi ndeshjen me një goditje të fortë me kokë. Finlandezët arritën golin e barazimit në minutën e 54-të me Përparim Hetemaj. Vendimtar në minutën e 62-të aurogoli i Hoskonen, që devijoi në portën e tij krosimin e El Shaarawy. Roma shpëton në të 79′ nga VAR, që u bë protagonist, duke anuluar një eurogol nga 35-metëra të Browne, për një goditje me dorë të Abubakar ndaj Cristante.
GRUPi E
Real Sociedad fiton dhe vendos seriozisht në hipotekë vendin e parë. Baskët, pas humbjes së Arsenal dhe barazimit të Freiburg, mbeten e vetmja skuadër me pikë të plota në Europa League. Sociedad mposhti Omonia 2-0 dhe u ngjitën në 15 pikë nga 15 në dispozicion, në pritje të ndeshjes finale në Manchester United. Vendimtar Robert Navarro, i cili kaloi në avantazh në minutën e 47-të dhe frymëzoi dyfishimin e Brais Mendez në pjesën e dytë. Djajtë e Kuq u përgjigjën, duke mposhtur 3-0 Sheriff dhe duke qëndruar në -3. Në një ndeshje të dominuar me 80% zotërim topi nga anglezët, United kaloi në avantazh me Diogo Dalot. Mbrojtësi shënoi me kokë në zhvillimet e një goditje këndi. Goli i tij zhbllokoi sfidën dhe cliroi mendërisht formacionin e ten Hag. Rashford dyfishoi në minutën e 64-të dhe në minutën e 81-të erdhi trisi i Cristiano Ronaldo. Emocionohet portugezi i rikthyer titullar pas dënimit, gjeti menjëherë golin. United dhe Real Sociedad do të luajnë për vendin e parë në ndeshjen direkte. Sheriff duhet të mbrojë vendin e tretë: do të mjaftojë një barazim ndaj Omonias, që ka vetëm humbje.h
GRUPI F
Vazhdojnë surprizat në grupin tejet të balancuar të Lacios, që deri në mbrëmjen e sotme i shihte të gjitha skuadrat të barazuara me pesë pikë. Pas suksesit të bardhekaltërve ndaj Midtjylland, erdhi fitoja e papritur e Sturm Graz kundër Feyenoord. Austriakët përfituan nga faktori vendas dhe një mbrojtje që nuk ka pësuar kurrë gola në fushën e tyre. Goli i fitores erdhi në minutën e 93-të dhe mban firmën e Kiteishvilit. Gjithçka është në lojë në kuadër të raundit të fundit. Lazio dhe Sturm, me 8 pikë, do të sfidojnë Feyenoord dhe Midtjylland, të cilët i ndjekin me 5 pikë.
GRUPI G
Nuk mbërrin fitorja e pestë e Freiburg, i ndalur nga Olympiacos. Grekët ishin afër fitores, por 1-1 i dënon me eliminim me vetëm dy pikë në pesë ndeshje. Klubi helen kaloi në epërsi në minutën e 17′, me goditjen e El Arabit. Freiburg, megjithatë, nuk dëshironte të humbiste dhe u hodh përpara. Gjermanët ndërtuan shtatë raste shënimi, përpara se të arrinin te barazimi i merituar në shtesë. Kubler realizoi në minutën e 92-të. Freiburgu është i pari me 13 pikë dhe i sigurt për kalimin në raundin e dytë. Nga ana tjetër, Qarabag dhe Nantes do të luajnë për vendin e dytë në distancë. Francezët janë -1 me fitoren e sotme, një 2-1 që nga ana tjetër erdhi në shtesë. Verdhejeshilët kishin kaluar në epërsi në minutën e 16′ me Blas, përpara se Ozobic të barazonte me penallti (56′). Vendimtar ishte goli i Ganago në minutën e 94.
GRUPI H
Surprizë në grupin H, ku është i sigurt kualifikimi i Ferencvaros, i cili e mbyll në vendin e parë duke barazuar 1-1 me Monaco. Ben Yedder i çoi miqtë përpara në minutën e 31. Monaco u duk se kishte kontroll të plotë të ndeshjes, por reagimi i hungarezëve në pjesën e dytë çoi në barazimin përfundimtar. Zachariassen realizoi me një lëvizje të shkëlqyer në minutën e 81, duke i shpëtuar pozicionit jashtë loje. Ferencvaros u kualifikua i pari me 10 pikë, ndërsa gjithçka është në linjë për vendin e dytë, me Monacon (7) përballë Crvena Zvezda me 6 pikë, aq sa Trabzonspor. Serbët, të cilët ishin në fund të grupit, përfituan nga faktori fushë në Marakanà për t’u rikthyer në lojë. Zvezda mposhti kampionët e Turqisë 2-1. Katai kaloi në epërsi serbët, e Bakasetas barazoi me goditje dënimi në të 39. Goli vendimtar mban firmën e Pesic, që ekzaltoi stadiumin e Beogradit në të 63′.
REZULTATET E MBRËMJES
Europa League Group C
HJK Helsinki 1-2 Roma
Europa League Group E
Manchester United 3-0 FC Sheriff
Omonia Nicosia 0-2 Real Sociedad
Europa League Group F
Sturm Graz 1-0 Feyenoord
Europa League Group G
Freiburg 1-1 Olympiacos
Nantes 2-1 Qarabag FK
Europa League Group H
Ferencvaros 1-1 Monaco
FK Crvena Zvezda 2-1 Trabzonspor