Tuesday, April 16, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTRonaldo ka thyer ligjin arab, CR7 mund të deportohet nga Arabia Saudite...

Ronaldo ka thyer ligjin arab, CR7 mund të deportohet nga Arabia Saudite (vidio)

Nuk ka paqe për Cristiano Ronaldo në Arabinë Saudite. Portugezi ka qenë shpesh në qendër të polemikave të shumta për sjelljen e tij në fushë. E fundit, me gjestin në mbyllje të derbit mes Al Hilal dhe Al Nassr. Gjest, që mund të çojë në pasoja të rënda. Në fakt, për CR7 është kërkuar që të arrestohet dhe të dëbohet nga vendi.

Pasi iu anulua një gol për një milimetër pozicion jashtë loje, CR7 humbi kthjelltësinë. Portugezi mori edhe një karton të verdhë pas një faulli të pamatur ndaj një kundërshtari. Nervozizmi i Ronaldos, për shkak të një loje që po shkonte keq, u vërsul mbi lojtarin e Al Hilalit, të cilin e kapi nga fyti dhe e hodhi përtokë. Me këtë rast, arbitri e fali Cristiano Ronaldo duke i nxjerrë vetëm një karton të verdhë.

Pas humbjes në ndeshjen e rëndësishme ndaj Al Hilal, kampioni portugez Ronaldo u tall nga tifozët. Mbështetësit e rivalëve intonuan brohoritje që lavdëronin Messin. Përgjigja e portugezit ishte e shëmtuar. Ronaldo preku gjenitalet për të fyer tifozët. Një gjest, me të cilin përfundoi në qendër të polemikave nga ana e mediave dhe rrjeteve sociale. Përveç dëmtimit të imazhit, pasojat mund të jenë të rënda. Fyerjet në publik janë të ndaluara me ligj në Arabinë Saudite dhe për këtë arsye, atij mund ti ndërpritet kontrata dhe të deportohet nga vendi arab.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME