Cristiano Ronaldo është prezantuar te skuadra e re Al Nassr. Kampioni portugez është pritur si “mbret” para 30 mijë spektatorëve, ndërkohë që ka folur dhe për aventurën e tij të re në konferencë.
“Futboll i dobët këtu? Kushdo që thotë këtë nuk kupton asgjë nga futbolli dhe nuk ka parë kurrë një lojë. E bëra dhe mendoj se ky vend ka shumë për të dhënë, siç dëshmohet nga fitorja e Arabisë Saudite në Kupën e Botës në ndeshjen e parë.
Tashmë, edhe nga rezultatet e skuadrave afrikane, mund të kuptoni se sa i përhapur dhe i vështirë është futbolli kudo, fitorja e ndeshjeve nuk është kurrë e dhënë. Më telefonuan nga Australia, Evropa dhe Portugalia, Brazili dhe Shtetet e Bashkuara, por unë ia kisha dhënë fjalën Al Nassr-it.
Më ka mbajtur familja, veçanërisht fëmijët. Nuk është vetëm një sfidë futbolli, por është edhe sfidë për të ndryshuar mentalitetin e gjeneratave të reja. Unë nuk dua vetëm të zhvilloj futbollin, por edhe këtë vend të mrekullueshëm. Është një mundësi e mirë për të ndihmuar të tjerët, disa njerëz nuk e njohin këtë futboll dhe vizioni duhet të ndryshojë.
Ndihem shumë mirë, jam i kënaqur me vendimin tim. Në Evropë puna ime ka përfunduar, kam luajtur për klubet më të mira në botë. Nuk kam asgjë për të provuar. Kjo është një sfidë e re në Azi dhe i jam mirënjohës klubit që më dha këtë mundësi. Unë jam krenar”, deklaroi Ronaldo.