MAGAZINË

Rrëzohet nga moti skena muzikore për koncertin e Ana Visit (video)

Janinë – Për shkak të dëmeve të shumta të shkaktuara, si dhe kushteve mbizotëruese të motit, u anulua koncerti i madh me Anna Vissi-n, Antonis Remos dhe Christos Mastoras

Një kamer ka kapur momentin hap pas hapi të shembjes së skenës së madhe që ishte ngritur në Liqenin e Janinës për koncertin e planifikuar me Anna Vissi-n , Antonis Remos dhe grupin Melisses.

Stuhia e fortë dhe erërat që goditën zonën shkaktoi shembjen e strukturës. Incidenti ndodhi të shtunën pasdite. Ambulanca erdhi menjëherë në vend por nuk pati të lënduar.

Vinçat u mobilizuan për të hequr tendën dhe për të ndërmarrë restaurimin e vendit, ndërsa kompania organizuese anuloi koncertin e madh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button