Saturday, May 18, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËSali Berisha mbledh Kuvendin Kombëtar, do të bëhet votëbesimi i tij

Sali Berisha mbledh Kuvendin Kombëtar, do të bëhet votëbesimi i tij

Sali Berisha ka njoftuar se më 2 dhjetor do të mbledhë Kuvendin Kombëtar.

Në njoftimin e grupit të Berishës, thuhet se në këtë Kuvend do të bëhet votëbesimi për të, pas humbjes së zgjedhjeve më 14 maj.

Po ashtu thuhet se në rend dite janë edhe disa pika të tjera që lidhen me zhvillimet e brendshme në parti dhe situatën aktuale të vendit.

Njoftimi i grupit të Berishës:

Pas konsultimit me forumet, Kryesia e Partisë Demokratike në mbledhjen e datës 9 tetor 2023, vendosi thirrjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike më datë 2 dhjetor, 2023, ora 11.00 në Pallatin e Kongreseve.

Gjatë këtij Kuvendi të Jashtëzakonshëm për fatet e PD, opozitës dhe shoqërisë, në kushtet e një qeverie që ka kapur të gjitha pushtetet, bazuar në statutin e Partisë Demokratike, do të bëhet votëbesimi i kryetarit të partisë.

Në rendin e ditës janë edhe disa pika të tjera që lidhen me zhvillimet e brendshme në parti dhe gjendjen ku e ka futur Shqipërinë politika anti-shoqërore dhe anti-kombëtare e Edi Ramës.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME