Saturday, May 18, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËKampi për refugjatët, ministri Balla: Dëshmi e solidaritetit që ofron Shqipëria

Kampi për refugjatët, ministri Balla: Dëshmi e solidaritetit që ofron Shqipëria

Tema e refugjatëve që do vijnë në Shqipëri sipas një marrëveshje me Italinë, është tema kryesore në vend. Ministri i Brendshëm Taulant Balla deklaroi se marrëveshja është dëshmi e solidaritetit që ofron Shqipëria, megjithëse e qartë është se nuk e zgjidh problemin e migrantëve në Europë.

Në përgjigje të interesit të medias, nga Fieri, Balla tha se nëse pyet sot çdo qytetar shqiptar lidhur me raportin e veçantë të Shqipërisë e Italisë, të gjithë na japin të drejtë që Shqipëria dhe Italia janë shumë të lidhura me njëra-tjetrën.

”Po aq i vërtetë është fakti që ne i jemi shumë mirënjohës Italisë për gjithë mbështetjen e kujdesjen, të mos harrojmë kurrë marsin 1991, korrikun e vitit 1991 kur qytetarët shqiptarë morën anijet e u nisën për një jetë më të mirë në Itali. Mikpritjen italiane, trajtimin, integrimin dhe sot shqiptarët janë një model i mirë i integrimit në Itali. Bëhet fjalë thjesht e vetëm që në rast se sot Italia përballet me një sfidë shumë të madhe të flukseve migratore, që vijnë nga veriu i Afrikës dhe kur sot në Itali janë me qindra qendra pritjeje, ndoshta mbi 3000. Një prej këtyre 3000, të vendoset në Shqipëri. Sot që flasim, në qendrat e pritjes janë mbi 80.000 dhe 3000 prej tyre të trajtohet procesi i aplikimit për azil”, u shpreh ministri.

Po ashtu ai sqaroi edhe se asnjë prej migrantëve nuk do të qëndrojë në Shqipëri. “Është e shkruar në marrëveshje, nuk do të rrijë asnjëri në Shqipëri. Ata do të vijnë me anije, do të akomodohen në atë Qendër Pritjeje, e cila është me të gjitha kushtet, që do të ndërtohet nga qeveria italiane. Përgjegjësia e ndërtimit, e kujdesjes, është e qeverisë italiane. Të vetmen përgjegjësi që e ndajnë me ne, por me pagesë, është që Policia e Shtetit e Shqipërisë, do të ruajë që asnjë të mos dalë në mënyrë të parregullt nga ajo qendër”, nënvizoi Balla.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME