Monday, November 4, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESORESali Berisha për qeverinë teknike: Kushti i të gjitha kushteve që shqiptarët...

Sali Berisha për qeverinë teknike: Kushti i të gjitha kushteve që shqiptarët të votojnë të lirë

Sali Berisha vijon që të bëjë thirrjen që qytetarët shqiptarë që të bashkohen për krijimin e një qeverie teknike si kushti i të gjitha kushteve që qytetarët shqiptarë të votojnë të lirë. Berisha bëri thirrje për krijimi e një qeverie teknike, pasi sipas tij vetëm në këtë mënyrë mund të garantohet vota e lirë.

“Të dashur miq, me këtë qeveri, varfëria do rritet gjithnjë e më shumë. Skamja do bëhet gjithmonë e më e frikshme. Edi Rama me avionin e tij taksi nuk do shpenzojë 22 milionë euro në 18 muaj, por më shumë, edhe 30, edhe 40 milionë.

Pasuritë publike nuk kthehen në të mira materiale për qytetarët, por kthehen në të mira për qeveritarët. Çdo gjë po e trajtojnë si pronë të tyre, çdo gjë po e plaçkisin si pronë të tyre. Le të pyesim veten, a ka njerëz në Europë më të mashtruar se shqiptarët nga Edi Rama? Ndaj dhe u bëj thirrje qytetarëve shqiptarë të bashkohen për një qeveri teknike si kushti i të gjitha kushteve që qytetarët shqiptarë të votojnë të lirë. Të votojnë me dinjitet, të zgjedhin ata drejtuesit e tyre.

Si kushti i të gjitha kushteve për të vendosur barazinë para ligjit. Për t’u dhënë shqiptarëve sistemin e drejtësisë që meritojnë.
A mund të rrimë ne soditës para kësaj situate? Jo, kurrë! Ndaj dhe duhet të ngrihemi në betejën pa kthim, në mosbindje civile në çdo qytet, në çdo skaj të Shqipërisë. Për një qeveri teknike. Për betejë, rotacionin e pushtetit”, tha Berisha.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME