POLITIKË

Salianji: DASH zhvesh qeverinë dhe rrëzon propagandën e Ramës

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji, ka reaguar pas publikimit të raportit të fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit për klimën e investimeve në Shqipëri.

Sipas tij, raporti ‘zhvesh’ qeverinë nga propagandat dhe pasqyron realitetin e vështirë që përballen qytetarët dhe bizneset.

Ai thekson problemet me korrupsionin, mungesën e sundimit të ligjit dhe trajtimin e padrejtë të investimeve. Raporti i DASH, sipas Salianjit, është një dëshmi e qartë e dështimeve të shtetit shqiptar.

Reagimi i ish-deputetit të PD, Ervin Salianji:

DASH zhvesh qeverinë dhe rrëzon propagandën!

Raporti i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit për klimën e investimeve në Shqipëri është një dëshmi dhe pasqyrë e realitetit që qytetarët dhe bizneset ndjejnë çdo ditë. Në mënyrë të drejtpërdrejtë raporti pasqyron;

Korrupsion të përhapur dhe gjykata joefikase, ku investitorët këshillohen të mos i besojnë sistemit tonë gjyqësor, por të kërkojnë arbitrazh ndërkombëtar. Ky është dështim i qeverisë për të garantuar sundimin e ligjit, shtet ligjor dhe sihuri juridike!

Të drejtat e pronës të pasigurta, me tituj të mbivendosur, regjistrime të papërfunduara dhe një proces kompensimi të ngadaltë e të padrejtë, shpesh nën vlerën reale të tregut. Raporti thekson se pronat janë sektori i ekspozuar ndaj korrupsionit.

Abuzime në trajtimin e investimeve, ku ligjet dhe incentivat favorizojnë të afërtit e pushtetit, ndërsa të tjerët mbeten të pambrojtur dhe shpesh të kërcënuar nga shteti me shpronësime apo zhvatje.

Mungesë transparence dhe burokraci, që i detyrojnë investitorët të përdorin ndërmjetës për procese elementare, duke rritur kostot dhe rrezikun e abuzimeve.

Përshkrimi i DASH përputhet plotësisht me historitë e shumta të padrejtësive, shpronësimeve të dyshimta, dhe ndjekjeve selektive që janë kthyer në normë në vendin tonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button