I ftuar në emisionin Çim Peka Live në Syri TV ishte gazetari Romir Saraçi.
Saraçi është shprehur se Rama ka shkeluar kushtetutën dhe ligjet e vendit duke shkuar deri në pikën ku ka kërcënuar qytetarët për votën e tyre në 14 maj.
Ne duhet të ndajmë pozicionin e Edi Ramën në fushatë nëse është kryetari i PS apo kryeministri i vendit. Ajo deklaratë e Ramën është një abuzim me detyrën deri në fazën që e bën këtë. Duhet të ketë një reagim nga KQZ e cila është një deklaratë e cila shkon deri në kufirin e shkeljes kushtetuese pasi diskriminon qytetarët për shkak të bindjes së tyre.
Për të sqaruar qytetarët, kjo deklaratë është e pamundur pasi ligji për financimin e qeverisjes vendore e parashikon qartë se si ndahen financat për çdo bashki dhe është e pamundur që qeveria të bëjë një ndarje të re nëse nuk bazohet te ky ligj.
Kjo është një blof politik e cila ka regjistruare një shkelje të rëndë nga ana e Ramës pasi ka shfrytëzuar resurset shtetërore për të ndikuar drejtpërdrejtë në bindjen e votuesve.