Sunday, May 5, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeUncategorizedSekuestrohen 59 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar, shoferi gjendet i vdekur (fotot)

Sekuestrohen 59 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar, shoferi gjendet i vdekur (fotot)

Sekuestrohen rreth 59 kg marijuane në një kamion në Igumenicë. Konkretisht në mesnatë oficerët e patrullës së Paramithisë kanë pikasur një kamion me targa të huaja të parkuar në anë të rrugës. Në vendin e shoferit ndodhej një shtetas grek, 56 vjeç i cili kishte ndërruar jetë. Vdekja dyshohet për shkaqe natyrale, teksa kamioni transportonte mallra drejt Athinës.

Me anë të qenit “Lussy” është ushtruar kontroll në kamion ku mes mallrave janë zbuluar tre kuti kartoni brenda të cilave u gjetën dhe sekuestruan 54 pako me marijuanë të llojit Skunk me sasi totale 58 kg 906 gram.

foto galeri
foto galeri
foto galeri

Policia greke ka arritur të kape një shtetas grek, i cili në bashkëpunim me një grek tjetër tashmë në kërkim dhe dy të panjohur, kanë tentuar të çajnë kamionin me qëllim marrjen e drogës. Është sekuestruar dhe një automjet që është përdorur nga të dyshuarit si dhe një shumë prej 2100 euro.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME