Një ditë pasi deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe denoncoi kreu e grupit parlamentar socialist, Taulant Balla si autor të bllokimit të një ligji që u vinte në ndihmë bujqve, ka ardhur dhe reagimi i fermerëve.
Syri Televizion pyeti disa fermerë në Korçë dhe Myzeqe, në lidhje me projektligjin e propozuar nga Erion Braçe, i cili synonte që fermerët të merrnin pagesat për prodhimet bujqësore deri në 50 ditë pasi kishin dorëzuar mallin në pikat e grumbullimit.
Sipas fermerëve, projektligji do të ishte një ndihmë e madhe për ta, pasi kështu do të kishin mundësi që puna e tyre të mos shkonte dëm. Ata thonë se veprimi i Taulant Ballës, për të bllokuar miratimin e këtij ligji, tregon se qeveria është e lidhur në mënyrë klienteliste me pikat e grumbullimit apo tregtarët e mëdhenj, duke punuar kundër fermerëve.
Fermerët pohojnë hapur se ata janë ankuar dhe ankohen por askush nga ana e qeverisë si në Tiranë apo në rrethe nuk ka bërë absolutisht asgjë. Serat janë braktisur në fshatra si Marinza, Suk1 dhe Suk2, Jagodinë, Pronarët e serave kanë shkaur në emigracion në Greqi, Itali, Gjermani etj fuqi puntore nuk ka, shitje nuk ka, treg nuk ka, pikat e grumbullimit nuk i marrin ose marrin kur ata duan e ku duan, menjëfjalë, u shpreh një banir i zonës së Roskovecit, ne flasim e ankohemi por qeveria si lartë ashtu edhe poshtë nuk e çan kokën për ne.