Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeUncategorizedSerbët qëllojnë me armë në drejtim të policisë, dhunojnë edhe disa qytetarë...

Serbët qëllojnë me armë në drejtim të policisë, dhunojnë edhe disa qytetarë shqiptarë

Është tensionuar edhe më tepër gjatë mbrëmjes situata në Veri të Kosovës, aty ku serbët duket se kanë nisur trazirat duke vendosur barrikadat në rrugët lidhëse me pikat kufitare, por kanë nisur të përdorin edhe armët e zjarrit.

Policia e Kosovës ka siguruar informacione zyrtare se në disa lokacione janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, ku disa prej të shtënave kanë qenë në drejtim të njësive policore, por fatmirësisht nuk ka të plagosur.

“Po ashtu janë siguruar informacione nga ana e qytetarëve se ka raste ku janë ndaluar dhe maltretuar qytetarë shqiptarë, duke iu shkaktuar lëndime dhe shkaktim të dëmeve materiale në automjetet e tyre nga ana e personave të dyshuar të cilët dyshohet se janë pjesë e organizimeve të bllokimit të rrugëve”, thuhet në njoftimin më të fundit nga Blutë e Prishtinës.

Ndërkohë më herë, Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës njoftoi mbylljen e vendkalimeve kufitare me Serbinë, përkatësisht në Bërnjak dhe Jarinë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME