Shakira ka thyer 14 Rekorde Botërore Guinness pas publikimit të këngës së saj për ish-bashkëshortin, Gerard Piqué.
Këngëtarja kolumbiane, 46 vjeç në bashkëpunim me Bizarrap kanë bërë histori me këngën e tyre Music Sessions Vol. 53 duke e mbajtur për një kohë të gjatë në krye të listave.
Shakira vendosi rekordin për këngën latine më të shikuar në YouTube në 24 orë me 63,000,000 klikime dhe më pas u bë kënga latine më e shpejtë që ka arritur 100 milionë shikime në YouTube.