Thursday, February 29, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeBOTASHBA në alarm: Hakerë kinezë brenda sistemeve të avionëve, trenave dhe ujit...

SHBA në alarm: Hakerë kinezë brenda sistemeve të avionëve, trenave dhe ujit prej 5 vitesh

Një grup i sofistikuar hakerësh kinezë që kishin vënë në shënjestër infrastrukturën kritike të SHBA-ve ka qenë aktiv për gjysmë dekade, thanë agjencitë e inteligjencës amerikane dhe aleatet e saj në një deklaratë të përbashkët këtë të mërkurë.

Agjencia Amerikane e Sigurisë Kombëtare, vëzhguesi kibernetik amerikan CISA, FBI dhe Administrata e Sigurisë së Transportit thanë se grupi i njohur si “Volt Typhoon” ishte futur në heshtje në rrjetet e aviacionit, hekurudhave, tranzitit masiv, autostradave, detit, tubacioneve, organizatave të ujit dhe kanalizimit.

Asnjë nga kompanitë nuk u identifikua me emër, por në deklaratë thuhet se zyrtarët e inteligjencës amerikane kishin parë hakerët “që kishin akses dhe terren dhe në disa mjedise për të paktën 5 vjet”.
Deklarata, e cila u konfirmua edhe nga agjencitë përkatëse të sigurisë kibernetike të Britanisë, Australisë, Kanadasë dhe Zelandës së Re është e fundit në një seri paralajmërimesh nga zyrtarët amerikanë në lidhje me “Volt Typhoon”, një grup që ka shkaktuar alarm sepse duket se është i orientuar drejt sabotimit dhe jo spiunazhit.

Përhapja e hakerimeve ka bërë që të ketë një sërë takimesh mes Shtëpisë së Bardhë dhe kompanive private të teknologjisë, duke përfshirë disa kompani të telekomunikacionit dhe komuting në cloud, të cilave qeveria amerikane u kërkoi ndihmë për ndjekjen e aktivitetit.

“Ne jemi jashtëzakonisht të shqetësuar për aktivitetin keqdashës kibernetik nga aktori i sponsorizuar nga shteti PRC që industria e quan Volt Typhoon. Shumica e viktimave që kemi identifikuar nuk kanë asnjë vlerë legjitime spiunazhi” – i tha Reuters një zyrtar i lartë i CISA, Eric Goldstein, duke iu referuar Republikës Popullore të Kinës, përpara publikimit të deklaratës. The Guardian

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME