Shehaj nxjerr dokumenta për Lapajn: Lidhja me trafikantët dhe manipulimi i pronave

Pas denoncimit se Adriatik Lapaj ka marrë 45 milionë lekë nga një kompani nën hetim nga SPAK, që pastronte paratë e grupit kriminal “Çopja”, Agron Shehaj ka publikuar prova që sipas tij faktojnë këtë lidhje.
Në postimin e fundit, Shehaj tregon me dokumente se çfarë shërbimi i ka dhënë Lapaj kompanisë në hetim për pastrim parash nga SPAK. Sipas tij, Lapaj ka marrë përsipër regjistrimin e vendimit gjyqësor dhe nxjerrjen e certifikatës së pronësisë për një pronë miliona euroshe në bregdet.
Shehaj shton se me këtë çështje është marrë vjehrri i tij, Alltun Çela, i cili në atë kohë ishte kryetar i Gjykatës.
Shehaj thotë se “ky sistem i korruptuar dhe i kalbur e ka ngritur Adriatik Lapajn në piedestal, i ka hapur dyert e mediave, e ka financuar dhe e ka mbrojtur, teksa shton se pas gjithë këtij teatri fshihet kryeministri Edi Rama.”
Në linkun më poshtë, në postimin e Shehajt ka komentuar Lapaj. Të dy kanë hedhur akuza ndaj njëri-tjetrit. Lapaj i thotë se e kanë mashtruar me dokumentat që i kanë servirur. Shehaj thotë se ai dhe vjehrri i kanë marrë shpirtin njerëzve nëpërmjet gjykatës.
Postimi i Shehajt: