Fier – Shënpjetra, fshati ku më shumë se gjysma e banorëve e ka braktisur duke shkuar në emigracion. Banori : Kemi dy vjet pa bërë asnjë dasëm në fshat
Shënpjetra është fshat që ndodhet nën juridiskiknin e njësisë administartive Seman të bashkisë Fier.
Dikur fshati ka pasur 350 familje ndërsa tani nuk i kalon të 80-tat
Në pjesën më të madhe të banesave ka vetëm çifte të moshuarish dhe tek – tuk ndonjë familjarë, por shumë të paktë. Rrugët bosh ose ndonjë i moshuar që qarkullonë, ndërkohë që një pjesë rri në verandat e shtëpive duke u ngrohur në rrëzë dielli
Ata që kamë mbetur jetojnë në kushte të vështira një pjesë mer ushqimet me lista në dyqane të fshatit dhe kur vijnë fëmijët dy herë në vit nga emigracioni bëjmë shlyerjen e listave, na pohojnë dyqanxhinjtë në bisedë të lirë pasi nuk i thonë në kamer për shkak se fshati është vogël, lidhje miqsore dhe u largohet klientela.
Dikur në fshat në një vit bëheshin edhe dhjetë dasma ndërsa tani, kemi dy vjet që skemi dëgjuar haeng dasme, nuk është bërë asnjë dasmë
Fshati nuk ka shkollë , ata pak fëmijë shkojnë në fshatin tjetër Topojë për të mbaruar asimin fillor e nëntëvjecar.
Fëmijët kanë ikur nuk kthehen, tokat nuk po punohen, në borxhe jemi tek traktoristët, qeveria ka braktisur bujqësinë, thonë ata .
Dhe në kushte të tilla ku varfëria është ulur këmbëkryq në fshat dhe shteti nuk kryen asnjë investim, banorët e kanë braktisur duke u drejtuar vendeve të BE si Itali Gjermani dhe Amerika e largët, toka e ëndrrave/ ALB365