Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETShikoni çantat me para që fshihnin të fortët në shtëpi

Shikoni çantat me para që fshihnin të fortët në shtëpi

Prej dy ditësh vazhdon operacioni i policisë për kapjen e personazheve të njohur të botës së krimit, të cilët u shpallën në kërkim pas lëshimit të 50 urdhërarresteve nga Prokuroria e Posaçme.

“Bosët” e krimit u “tradhtuan” nga bisedat në Sky ECC, ku u zbulua përfshirja e tyre në atentate dhe vrasje të ndodhura në vendin tonë. Por në fotot që shpërndau SPAK bien në sy paratë që u gjetën në shtëpitë e të fortëve. Tufat me euro janë vendosur nga policia në mes të dhomës duke u ekspozuar si suksese të operacionit. Fotot më poshtë:

Në shënjestër të SPAK janë vendosur nga rivalët e Ervis Martinajt, tek të fortët e Niklës, ndërsa janë shpallur në kërkim edhe tre punonjës policie.

Kontrollet, në kuadër të dosjes Metamorfoza 3, u shtrinë në disa qytete dhe zona si, Tiranë, Vlorë, Lezhë, Fushë-Krujë, Nikël, Kurbin etj.

Në Nikël janë shpallur në kërkim të ‘fortët’, mes tyre Durim Bami, i cili akuzohet për krijim të kushteve për vrasjen e Marklen Hakës, ku u vra halla e këtij të fundit. Ndërkohë ditën e djeshme (17 Maj), si i përfshirë në këtë ngjarje kriminale u arrestua Naim Stafuka, vëllai i Enver Stafukës, i cili rezulton i rrëmbyer dhe i zhdukur prej vitit 2015..

Gjithashtu janë vendosur në pranga disa furnitorë me armë dhe drogë të Niklës. Në këtë operacion ka pasur dhe persona të arrestuar jashtë, apo ata që veprojnë nga brenda burgjeve.

Sa i takon qytetit të Tiranës, burime bëjnë me dije se janë lëshuar mbi 10 urdhër arreste nga GJKKO për krim të organizuar. Kontrollet janë shtrirë edhe në zonën e Freskut në banesat e vëllezërve Duka (Erlis dhe Leonard Duka), të njohur si armiqtë e Ervis Martinaj, ish-bosi i lojërave të fatit i cili konsiderohet i zhdukur që nga data 8 gusht e vitit 2022.

Në Larushk të Fushë-Krujës burime bëjnë me dije se është ushtruar kontroll në shtëpinë e Albert Zajës, i dënuar me 19 vite burg nga Apeli i GJKKO për vrasjen e Shkëlzen Kastratit. Kontrolle janë zhvilluar edhe në Vlorë në banesën e Fatmir Hysenit (Doqja), i cili ka eliminuar kohë më parë Santiago Malkën, ish-efektiv policie dhe i njohur si krahu i besuar i Ervis Martinajt.

Ka pasur kontrolle për arrestimin e anëtarëve të fisit Avdulaj, ku janë lëshuar urdhër-arreste për Astrit dhe Aldo Avdylaj (Xhaxha dhe nip). Dyshohet se Astrit Avdulaj të jetë koka e grupit kriminal. Po ashtu raportohet se janë sekuestruar rreth 3 milionë euro cash në banesën e Ervis Doçit, I njohur ndyrshe si Visit të Pojës.

Po ashtu është kërkuar dhe arrestimi i ish-deputetit Arben Ndoka, që akuzohet për një ngjarje në Shkodër. Ndërkohë, sot pritet një reagim zyrtar nga SPAK, ku do të jepen detaje rreth aksionit në fjalë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME