Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeBOTAEmigrantët shqiptarë zhvillojnë protestë simbolike në Milano: Duam të votojmë në 2025

Emigrantët shqiptarë zhvillojnë protestë simbolike në Milano: Duam të votojmë në 2025

Pasi hodhën mbi kokat e deputetëve vendimin e Gjykatës Kushtetuese për votën e diasporës, përmes thirrjes “duam të votojmë” në një protestë simbolike brenda Kuvendit të Shqipërisë, përfaqësuesit e emigrantëve kanë nisur një tur revolte për votën e shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit. Këtë të shtunë shoqatat e diasporës u ndalën në Milano, nga ku bënë thirrje që t’u jepet e drejta për të votuar në zgjedhjet parlamentare të 2025.

“Thirrja jonë është e fortë dhe e panegociueshme: duam të votojmë në 2025. Parlamenti të ndalë së shkeluri në heshtje vendimin e Gjykatës Kushtetuese”.

Turin e këtyre protestave simbolike me thirrjen “dua të votoj” emigrantët do ta vijojnë në 5 qytete të ndryshme të Europës, ku jetojnë shqiptarë. Pas Milanos e Stuttgartit, protestat e tjera do të mbahen më 23 maj në Hagë, 24 maj në Bruksel dhe 25 maj në Londër.

Paralel me këto protesta, palët politike në Tiranë janë ulur për të diskutuar mundësinë e votës së diasporës, edhe pse tashmë janë në shkelje të afatit që Gjykata Kushtetuese i dha Kuvendit për të plotësuar vakumin ligjor. Në mekanizmin e quajtur “Grupi i Dialogut”, bashkë me KQZ, këtë javë u diskutuan mundësitë për të realizuar votën e diasporës. Opozita dhe maxhoranca nuk bien dakord për mënyrën e regjistrimit të emigrantëve dhe mënyrën e votimit të tyre, pasi socialistët kërkojnë votë me postë, ndërsa opozita postë private ndërkombëtare. PD-ja zyrtare thotë se këto mënyra manipulojnë votën e emigrantëve, ndaj kërkon votim elektronik.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME