Friday, May 17, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETShisnin drogë në zona të ndryshme të Fierit, në pranga 2 persona

Shisnin drogë në zona të ndryshme të Fierit, në pranga 2 persona

Dy persona janë vënë në pranga dhe një tjetër nën hetim pasi dyshohet se shisnin drogë në zona të ndryshme të qytetit të Fierit. Të arrestuarit janë shtetasit me iniciale R. L., 29 vjeç, dhe M. S., 31 vjeç. 29-vjeçari  kishte me vete dhe në banesë, 20 doza të lëndës narkotike kokainë, të gatshme për shitje dhe 1 peshore elektronike.

Ndërkohë, në makinën me të cilën po udhëtonte 31-vjeçari bashkë me A. M., 33 vjeç, të vënë në hetim, u gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza, të gatshme për shitje. Gjithashtu, 31-vjeçarit iu gjet një kartëmonedhë euro, e dyshuar e falsifikuar. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME