Friday, March 29, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETShisnin kokainë pranë shkollave, 4 të arrestuar, 2 ishin shqiptarë (foto)

Shisnin kokainë pranë shkollave, 4 të arrestuar, 2 ishin shqiptarë (foto)

Itali – Policia e Astit në Itali gjatë një operacioni antidrogë ndaloi shitjen e rreth 1500 dozave të kokainës në vlerë totale 300 mijë euro.

Po ashtu mësohet se janë denoncuar 10 persona si të dyshuar për shpërndarje droge, 4 të tjerë janë arrestuar, në mesin e të cilëve janë edhe dy shtetas shqiptarë.

Policët sekuestruan gjithashtu një ndërtesë dhe toka të blera me fitime nga trafiku i drogës.

Hetimet

Hetimet kanë nisur në fund të vitit 2021, pas monitorimit të shitjeve të shumta, në qendër të Astit, nga 51-vjeçari shqiptar Isuf Hadaj. Ai ishte emri kryesor, i cili bënte tregti ditë e natë, veçanërisht në zonat e Corso Torino dhe pranë Parco della Resistenza.

Aktiviteti është cilësuar prej tij si “punë”. Policia italiane ka raportuar se janë monitoruar 1500 doza kokainë (rreth 3 kg), për një vlerë prej 280 mijë eurosh. 

Mediat raportojnë se disa transferime u bënë pranë shkollave dhe fëmijëve të mitur. Madje ai shiste nga dritarja e shtëpisë dhe gjatë darkave familjare. 

Të tjerët të arrestuar

Dy të arrestuarit e tjerë janë Davide Battiston, i lindur në 1978 (i arrestuar dhe në burg) dhe Fabiola Ghiotti, lindur në 1994, në arrest shtëpie, të cilët dolën si blerës të kokainës, për të hedhur më pas mallin në sheshin Asti, për një sasi prej dy onca, për një vlerë rreth 20 mijë euro.

Subjektet e tjera të raportuara janë katër shqiptarë të tjerë dhe tre italianë, të cilët dolën si tregtarë të dyshuar droge.

Një nga klientët e Hadajt është denoncuar edhe për veprën e vjedhjes. Ai dyshohet se ka paguar kokainën nëpërmjet vjedhjes së mjeteve të ndërtimit me vlerë 10 mijë euro.

Sekuestrohet një pronë në zonën Antignano

Në zonën e Antignano-s, një ndërtesë me tokë përkatëse, e blerë me të ardhura të paligjshme, iu nënshtrua sekuestrimit parandalues. 

Gjatë kontrolleve, në koordinim me prokurorinë e Astit, u sekuestruan edhe çeqe 11 mijë euro, kokainë gati për shitje dhe 12 mijë euro të ardhura nga trafiku i drogës. Rrethanë gjatë së cilës u arrestua në flagrancë një tjetër shqiptar, Nikolin Preci, i lindur në vitin ’90, pasi iu gjetën 28 ​​‘topa’ kokainë dhe 12 mijë euro cash.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME