KRYESORE

Shiu në Fier shkakton dëme të mëdha në të mbjella

Fier – Moti i keq me reshje shiu dhe shtrëngata ka përfshirë vendin pasditen e kësaj të shtune. Uji ka vërshuar në rrugë duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve në disa qytete.
Vetëm 30 minuta shi i shoqëruar me breshër mesditën e sotme ka shkaktuar dëme të mëdha në kulturat bujqësore dhe pemët frutore në zonën e Kafaraj në Fier.

Fermerët kanë pohuar se rrebeshet e kësaj periudhe janë tepër të dëmshme veçanërisht në bujqësi dhe pemëtari. Kjo situatë i ka shqetësuar së tepërmi pasi i gjithë investimi i tyre shkoi dëm vetëm për disa minuta. Ata shprehen të ardhurat e vetme i kanë nga bujqësia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button