Shkaktuan 5 miliardë euro dëm, dalin sot para gjykatës drejtuesit e kompanisë ‘Bankers’

CEO i kompanisë “Bankers”, Hong Ping Xiao, dhe ish-CEO Leonidha Çobaj, kanë mbërritur sot në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Fier, ku u janë komunikuar masat e sigurisë të caktuara nga Prokuroria dhe Gjykata e Fierit.
Të dy drejtuesit u sollën në ambientet e gjykatës me një furgon të policisë, ndërsa ndaj tyre rëndojnë akuza të rënda për evazion fiskal, që sipas hetimeve paraprake, i ka shkaktuar shtetit shqiptar një dëm ekonomik prej mbi 5 miliardë euro.
Përveç Hong Ping Xiao dhe Leonidha Çobaj, janë lëshuar masa sigurie për edhe 7 punonjës dhe zyrtarë të tjerë të kompanisë, ndërkohë që 5 prej tyre janë shpallur në kërkim.

Hetimet janë zhvilluar nga Prokuroria e Fierit, në bashkëpunim me strukturat tatimore dhe policore, dhe lidhen me dyshime për deklarime të rreme tatimore dhe shmangie të detyrimeve financiare në një shkallë masive
Gjykata pritet të vendosë sot për masat e sigurisë që do të aplikohen ndaj personave të ndaluar, ndërkohë hetimet për çështjen vijojnë.