AKTUALITET

Shkrumbohet nga flakët automjeti në Levan

Një automjet tip “Benz” është përfshirë nga flakët pak minuta më parë në Levan.

Mjeti është djegur plotësisht, ndërsa drejtuesi, sapo ka vënë re zjarrin, ka ndaluar dhe ka dalë menjëherë. Fatmirësisht, ai nuk ka pësuar lëndime.

Zjarrfikësja ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe bëri të mundur shuarjen e flakëve.

Ndërkohë, policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e zjarrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button