Thursday, July 18, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESORE“Shoqnia” rikthen Mateus Frrokun në një bashkëpunim të ri me Adi Sybardhi...

“Shoqnia” rikthen Mateus Frrokun në një bashkëpunim të ri me Adi Sybardhi dhe Bes Kallakun

Mateus Frroku sapo ka lançuar bashkëpunimin e tij më të ri muzikor, me Adi Sybardhi dhe Bes Kallakun. “SHOQNIA” quhet kjo sfidë e re, e cila vjen jo rastësisht në këtë stinë dasmash, feste, kënge, kërcimi, hareje dhe argëtimi pafund. Ajo vjen për të ftuar të gjithë për të kënduar dhe për të kërcyer, për të gëzuar dhe për të dëfryer, sepse kjo është kënga, këtë premton dhe garanton një bashkëpunim emrash dhe vlerash artkrijuese dhe interpretuese.


Me muzika dhe Teksti të 𝗘𝗗𝗟𝗜𝗥 𝗕𝗘𝗚𝗢𝗟𝗟𝗜, hyrje nga 𝗔𝗗𝗜 𝗦𝗬𝗕𝗔𝗥𝗗𝗛𝗜, tastierë, 𝗜𝗟𝗜𝗥 𝗧𝗜𝗥𝗢𝗡𝗦𝗜, video nga 𝗘𝗡𝗜𝗦 𝗖𝗘𝗟𝗔 𝗣𝗥𝗢𝗗𝗨𝗖𝗧𝗜𝗢𝗡, publikuar nga 𝗙𝗢𝗟𝗘 𝗣𝗨𝗕𝗟𝗜𝗦𝗛𝗜𝗡𝗚, ky projekt synon të jetë hit, sepse në këtë bashkëpunim janë të gërshetuara në një mënyrë të përsosur të gjithë komoponentët e një trajtimi muzikor, sipas preferencave të adhuruesve. Kjo ardhje e re ka sjellë vokalin e pakrahasueshëm të Mateus Frrokut, virtuozitetin e Adi Sybardhit dhe harenë e Bes Kallakut. Tre në një, nuk ka se si të jetë më mirë në këtë përballje; për të konkurruar dhe për të festuar, për t’u ballafaquar dhe për të sfiduar.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME