Friday, June 21, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREShpallet vendimi për mbylljen e TikTok-ut në SHBA

Shpallet vendimi për mbylljen e TikTok-ut në SHBA

Pasi Kongresi amerikan votoi në favor të projektligjit për mbylljen e TikTok-ut, Presidenti Joe Biden firmosi vendimin përfundimtar që do ndalojë përdorimin e TikTok në gjithë SHBA-në.

Zyrtarët amerikanë kanë ngritur shqetësimin e tyre lidhur me aplikacionin prej 2020-ës, ndaj morën vendimin që të detyrojnë ByteDance, pronarët e aplikacionit që të gjejnë një pronar të ri brenda 270 ditësh, ose nuk do kenë më asnjë mënyrë që të aksesohen brenda Shteteve të Bashkuara.

Si rezultat, asnjë përdorues i ri nuk do mundet ta shkarkojë aplikacionin brenda kufijve të SHBA-së dhe asnjë host (linjë interneti) nuk do e lejojë përdorimin e tij prej zotërueseve aktualë.

Zyrtarët e TikTok kanë kërcënuar se do të marrin hapa ligjorë për kundërshtimin e ligjit. Në një video të publikuar nga themeluesi i aplikacionit, deklarohet se njerëzit mund të rrinë të qetë, pasi askush nuk do largohet. “Do luftojmë në gjykatë”, thotë ai ndër të tjera, duke shprehur sigurinë se asgjë nuk do të ndodhë. Nëse çështja nuk gjen zgjidhje, në mes të janarit, TikTok nuk do të përdoret më në SHBA nga më shumë se 170 milionë përdorues.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME