Saturday, April 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETShpërndanin droga të forta, një në pranga dhe një në kërkim (foto...

Shpërndanin droga të forta, një në pranga dhe një në kërkim (foto e vidio)

Fier – Finalizohet operacioni policor i koduar “Weekend”, për goditjen e shpërndarjes së drogave të forta.

Shpërndanin lëndë narkotike heroinë, kapet në flagrancë njëri prej autorëve, shpallet në kërkim bashkëpunëtori.

Sekuestrohen dy pako të mbushura me dhjetëra doza me lëndë narkotike të dyshuar narkotike heroinë, shuma parash në euro dhe dollarë ( 13 750 euro dhe 400 dollarë) të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza, si dhe bazuar në inteligjencën informative se 2 shtetas shpërndanin doza drogash të forta, në qytet, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Weekend”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi Arben Muka 43 vjeç, banues në Fier, si edhe u shpall në kërkim shtetasi Elvir Kananaj 33 vjeç, banues në Fier.

Shërbimet e Policisë, në kuadër të operacionit “Ëeekend”, gjatë kontrollit fizik të shtetasit Arben Muka gjetën 81 doza me lëndë të dyshuar narkotike heroinë, ndërsa në banesën e shtetasit Elvir Kananaj gjetën dhe sekuestruan 13 750 euro dhe 400 dollarë, të dyshuara të përfituara nga ky aktivitet kriminal.

Punohet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprime të mëtejshme.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME