Friday, April 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETShpopullimi lë pa dasma Shënpjetrën. Banorët: Kemi mbetur vetëm 50 familje (vidio)

Shpopullimi lë pa dasma Shënpjetrën. Banorët: Kemi mbetur vetëm 50 familje (vidio)

Fier – Shënpjetra, fshati ku dasmat mungojnë prej mbi 10 vjetë. Dy lokalet e fshatit funksionojnë vetëm kur ka ndonjë mort. Ushqimet i marrin me listë dhe i shlyejnë një herë në vit kur u vijnë fëmijët nga emigracioni

Shpopullimi tashmë është një fenomen që ka prekur shumë fshatra e krahina shqiptare. Një ndër këta fshatra është edhe ai i Shënpjetrës në njësinë administrative Seman bashkia Fier ku sipas banorëve që kanë mbetur në fshat ka mbi dhjetë vjet që në fshat mugojnë dasmat, për veç edhe problemeve të shumta sociale që kë në të.

Sotir Kordhishte, një i moshuar i fshatit që nuk është banor i përhershëm pasi shkon tek fëmijët emigrantë në Greqi, por thotë se e ka marr malli që të dëgjojë sazet, kam afro 20 vjet që nuk kam parë një dasëm në fshat, kanë ikur të tërë.


Të njëjtën gjë na thotë edhe një tjetër banor i Shënpjetrës, por ai shtonë se dy lokale ka pas për dasma fshati ata tashmë funksionojnë vetëm për drekat mortore, nuk bëhen më dasma.


Nga ana tjetër ai thotë se parukeri fshati nuk ka , vajzat që martoheshin shkonin në Fier për tu rregulluar për ditën e dasmës.
Nga ana tjetër bamorë të fshatit pohojnë se fshati dikur ka pasur afro 300 familje e tani nuk bëhen as 50.


Një pjesë e tyre pohojnë se kanalizime të ujrave të zeza nuk ka, punësime jo e jo, banorët kanë ikur në emigracion pasi ai është e vetmja rrugë të ardhurash. Ata thonë se pjesa më e madhe e familjeve të fshatit i merr ushqimet me listë dhe një herë në vit kur vijnë fëmijët nga emigrimi bëjnë shlyerjen e tyre.

Të ndodhur në këto kushte ata thonë se kujtohen vetëm në fushata për të marr vota, nuk do ti votojmë më.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME