POLITIKËTOP-NEWS

‘Nuk flas më me Ramën’/ Braçe pozicionohet me kryebashkiakun

Deputeti i PS, Erion Braçe, ka konfirmuar zërat e një lufte të brendshme për pushtet brenda kupolës mavi.

Ajo që përflitet nën zë çdo ditë e më shumë, se brenda organizatës të gjithë kanë nxjerrë “thikat” kundër të gjithëve është pohuar edhe nga Erion Braçe, i cili është shprehur në rubrikën “Kjo javë” se nuk flet me Edi Ramën për shkak se ka qenë kundër shkarkimit të Erion Veliajt.

Gjë që rikonformon atë që është thënë e stërthënë disa herë se Erion Veliaj nuk ndodhet pas hekurave për shkak se këtu funksionon shteti ligjor dhe drejtësia, për të cilat duhet të ishte kohë më parë në burg, por është aty me urdhër të Edi Ramës.

Gjatë intervistës në emision Braçe iu përgjigj pyetjes së moderatores Nisida Tufa në lidhje me raportin e tij me kryeministrin Edi Rama, ku zbuloi se nuk flet me kryetarin e partisë.

Shkak, sipas Braçes, u bë shkarkimi i kryebashkiakut Erion Veliaj në Këshillin Bashkiak dhe shpallja e datës së zgjedhjeve për Tiranën.

Deputeti i PS tha se është shprehur publikisht kundër këtij vendimi të Ramës dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese tregoi se ai ka patur të drejtë.

“Jam i prirur përkundrejt një ekuilibri, por kur kam të drejtë kam të drejtë dhe të drejtën time nuk e negocioj me kërrkënd.

Nëse unë thashë publikisht që duhet pritur vendimi i gjykatës Kushtetuese sa i takon shkarkimit të zotit Veliaj apo shpalljes së zgjedhjeve në Tiranë, me këtë vendimin e Kushtetueses rezulton se paskam patur të drejtë. Por dhe me gjithçka që po pason si ligjërim, unë skam folur pas vendimit të Kushtetueses”, tha deputeti socialist Erion Braçe.

Nisida Tufa: Nëse unë ju pyes si është marrëdhënia juaj me kryeministrin cila është përgjigjia juaj, se ju kam pyetur dhe njëherë më keni thënë 5 ditë flasim dhe 5 muaj jo.

Erion Braçe: Jo tani nuk flasim. Unë mendoj se duhet të ketë gjithmonë një pauzë për të reflektuar secili në këtë marrëdhënie, që është politike, pune dhe marrëdhënie njerëzore në fund, unë kam bindjet e mia dhe nuk dua që të më cënohen kufijtë që unë ngre. Jam i prirur përkundrejt një ekuilibri, por kur kam të drejtë kam të drejtë dhe të drejtën time nuk e negocioj me kërrkënd.
Nëse unë thashë publikisht që duhet pritur vendimi i gjykatës Kushtetuese sa i takon shkarkimit të zotit Veliaj apo shpalljes së zgjedhjeve në Tiranë, me këtë vendimin e Kushtetueses rezulton se paskam patur të drejtë. Por dhe me gjithçka që po pason si ligjërim, unë skam folur pas vendimit të Kushtetueses.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button