LIFE STYLE

Vajza e Trump shijon guzhinën shqiptare

Ivanka Trump dhe Jared Kushner shijojnë detin dhe gatimet tradicionale shqiptare

Një vizitë e papritur ka tërhequr vëmendjen mbrëmjen e kaluar në qytetin bregdetar të Vlorës. Vajza e presidentit amerikan Donald Trump, Ivanka Trump, së bashku me bashkëshortin e saj Jared Kushner dhe tre fëmijët e tyre, kanë mbërritur në qytet me një jaht luksoz, ku kanë vizituar gjirin e Vlorës dhe më pas kanë zbritur për një darkë në një nga restorantet më të njohura të zonës.

Shefi i kuzhinës, Aldo Mehemeti, tregon se paraprakisht kishte marrë një njoftim të pazakontë: “Na thanë që do të kishim disa persona VIP dhe na kërkuan të rezervonim një tavolinë të madhe. Më pas kuptuam se për kë bëhej fjalë.”

Çifti ka kërkuar të provojë gatime të freskëta deti, por edhe specialitete tradicionale shqiptare. Ata kanë qëndruar për disa orë në restorant, ku kanë shijuar ushqimin dhe më pas kanë pritur perëndimin mahnitës të diellit mbi ishullin e Sazanit, duke bërë edhe disa foto për kujtim.

Mësohet se për sigurinë e tyre ishin angazhuar mbi 100 forca të specializuara, të cilat survejonin zonën gjatë gjithë kohës që familja ndodhej në qytet.

Pas darkës dhe momentit fotografik me sfondin magjepsës të perëndimit, Ivanka dhe Jared janë larguar sërish me mjetin lundrues, pa dhënë asnjë deklaratë për mediat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button