SPORT

Nëna ime është Shqiptare…

20 vjeçari Nelson Weiper, golashënuesi më i ri i Mainz05: Kuqezinjtë më kanë kontaktuar për kombëtaren.

Ende i ri por një nga më të dalluarit. Futbollisti në foton e mëposhtme quhet Nelson Weiper, sulmues qendror i shpresave dhe golashënuesi më i ri në historinë e Mainz 05 Gjermani.

Nelson shënoi gol në ndeshjen e fundit të kampionatit europian për U21 kundër Anglisë. Lojtari 192 cm i gjatë shënoi përpara të atit dhe të vëllait që ndodheshin në stadium për të bërë tifo për të.

Kohët e fundit për të ka shfaqur interesim Shqipëria. Nelson e ka pohuar vetë që nga kombëtarja kuqezi e kanë kërkuar të bëhet pjesë e ekipit, pasi nëna e tij është shqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button