OP/ AN

NË SHENJË MIRËNJOHJE PËR MOSMIRËNJOHËSIT E MI…EDHE TUAJT

…me kalimin e kohës kam vënë re se të gjithë mosmirënjohësit kalojnë në një proces pothuaj të njëjtë “ndriçimi” e…konvergojnë në një pikë…ose ndryshe…në fund fillon e u spikat një karakteristikë e përbashkët: Humbja e Kujtesës….

…por para këtij fundi ky proces kalon në disa faza:

1-“Si fillim mosmirënjohësve fillon e u kujtohet, se për nderin a të mirën që ju ke bërë, kanë kontribuar edhe të tjerë…madje më shumë se ju…zvogëlohet kësisoj a ndryshe minimizohet kontributi juaj…

2- më pas atyre fillon e ju feks në mendje…se nuk u keni bërë ndonjë të mirë a nder kushedi çfarë( kushedi çë)…fillon e minimizohet kësisoj edhe madhësia e nderit tuaj…
…(vini re se si më pas kjo do të kthehet në një varg PMV( dmth vogëlsinash..për ata që nuk njohin analizen matematike) që konvergjojnë drejt 0-s…)

3-…më tej befas atyre që u ke bërë mirë, u kujtohet se atë ç’kanë marrë e kanë merituar( kujtoj këtu se bëhet fjalë kryesisht për mosmirënjohës me merita personale të peshës së gjelit a deri të puplës…dmth “mirë të na bëhet”…që i ndihmojmë të tillët)

4-…në fazën e katërt mosmirënjohësve ju rezulton…se edhe po t’ju keni bërë ndonjë të mirë a nder të vogël…, jeni ju që keni përfituar më shumë prej atij nderi a prej tyre,…nder-marrësve…

5-..pastaj disa prej mosmirënjohësve, kjo u shkon në mendje në mënyrë më të zhdrivilluar:” se duke ju bërë nder a të mirë atyre, ju natyrisht i keni bërë nder vetes!!?!”….

…kjo është pak më e koklavitur e do një spjegim a së paku hamendësim:
…mos vallë mendojnë se është nder i madh tu bësh nder atyre…kaq me rëndësi janë…pra kësisoj me nderin për ta, i keni bërë goxha nder vetes?…(bën vaki)

6-…më pas fillon e nuk ju kujtohet tu keni bërë kurrë ndonjëherë ndonjë nder…a të mirë të vogël…fare…po fare…kjo fazë mund të quhet ndryshe edhe faza finale e mohimit total a ndryshe faza e Verbimit të kujtesës.

7-…nëse pas tërë këtyre…akoma nuk ju është mbushur mendja se nuk keni bërë as edhe një të mirë a nder…ju bëheni për ta i urryer… e veç kësaj rrezikoni të shpalleni edhe mosmirënjohës për nderin që po ju bën nder-marrësi…duke ju sqaruar që nuk i keni bërë asnjë nder…e as të mirë, sado të vockël..more të vockël fare…

…variacione të këtyre fazave përfshijnë elemente më anësore të mosmirënjohësit, si p.sh. sentenca të tipit:

“…nuk është mirë të kujtosh të mirat a nderet që ke bërë”, (duke ftuar a duke i bërë thirrje kështu edhe kujtesës tuaj të zerohet..bashkë me të tyren)…apo
“nuk bën mirë të harrosh sa ndere të kam bo unë ty…”
apo “ho mor burrë sikur ça bone”…apo edhe
:” ti rren se s’më ke bo asnji gjo”…


Si përfundim vërtetohet sërish e sërish katërcipërisht shprehja brilante shkodrane, që nuk do, që nuk do të zerë as mend e as vend:

“Me ba mir’, ban mir’
“Mos me ba mir’, ban edhe ma mir”…


P.S Të gjitha të drejtat e mosmirënjohjes për këtë postim i takojnë autorit…

…Me përjashtim të asaj shprehjes në shkodranisht….në fund…që vërtet meriton mirënjohje për mençurinë e përvojën që na përçon…

SQARIM
Nisur nga disa interpretime disi të përgjithshme të fjalës së urtë shkodrane në fund të postimit tim, nga disa miq të respektuar këtu në fb, mendoj se duhet të bëj një sqarim të vogël modest, duke shpresuar se nuk do fyej ndokënd.
Fjala e urtë shkodrane nuk shkon në kundërshtim me librat e shenjtë e as me moralin altruist human që i rekomandojnë çdokujt tu bëjë mirë njerëzve…
Ju lutem lexojeni edhe një herë me kujdes
Në pjesën e parë të shprehjes, shkodrani i mençur e vlerëson atë, njeriun që bën mirë duke thënë:” me ba mirë, ban mirë…”

Te pjesa e dytë e saj shprehja ” mos me ba mirë, ban edhe ma mirë” …
…nënkupton natyrisht, mos me i ba nder mosmirënjohësit…sepse aty fillon pastaj trishtimi i mirëbërësit kur nuk gjen mirënjohje nga mosmirënjohësi…
…dhe ku ta dijë i gjori mirëbërës se a do gjejë mirënjohje kur bën mirë. Përvoja tregon që në shumë raste, jo…
…Andaj, fjala e urtë kur këshillon në pjesën e dytë nënkupton: “kujdes kur ban mirë se s’i dihet …gjen edhe qeder…e veç kur nuk ban mirë, je i sigurt që nuk do zhgënjehesh e do vuash më tej duke mos gjetur mirënjohje…

…Në art dhe në mençurinë popullore, jo çdo gjë shkruhet gjatë e gjatë e me sqarime siç po bëj unë tash.
Pikërisht te të shprehurit metaforik, lakonik, e përgjithsues për shumë raste, (që përbëjnë një fenomen), qëndron dhe vlera e mençuria e fjalëve të urta dhe e dijes së njerëzve të urtë.
Faleminderit për mirëkuptimin

P.S Edhe një sqarim: Postimet( së paku të miat), nuk duhen kuptuar si fletë-rrufetë qëmoti, ku ai që shkruan është
i shqetësuar, i ka mbetë hatri a ka inat me ndokënd që e ka sharë, apo që i është treguar mosmirënjohës e po nxjerr mllef( dhe lexuesi shumë “inteligjent” e kap këtë e i thotë shkruesit:” të paska mërzitë ndonjoni më duket).
…Të ishte kështu po postonim gjithë sherret e lagjes:)…e do bëhej facebook-i:) gallatë…

…Në të kundërt, postimet që kanë vlerë, përgjithësojnë një fenomen, problem a çështje shoqërore a politike, që ndjehet kuptohet a përjetohet edhe si personale a “në lëkurë” nga shumë lexues a friends-a, e reflekton edhe mendimin a opinionin e tyre. Prandaj vetëm këto postime, mendoj unë, marrin edhe mbështetje e pëlqehen nga më shumë njerëz…
Ju faleminderit për vëmendjen përsëri…

Dr. Prof. Ylli Pango

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button