Friday, April 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËLigji/ Rama në Lushnjë: Kush nuk e punon tokën, super taksë!

Ligji/ Rama në Lushnjë: Kush nuk e punon tokën, super taksë!

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Lushnjë, ku zhvilloi një takim me fermerët e kësaj zone dhe paralajmëroi mbi ligjin e ri që do të ndalojë lënien djerrë të tokës bujqësore.

Në pamundësi për ta punuar, toka mund të lihet me qira ose përndryshe në rastin e lënies djerrë do të vendoset një taksë e lartë ndaj pronarit.

Shqiptarët nuk duhet të ikin në Greqi apo Itali. Është e kotë. S’ka çfarë bën një shqiptar në Itali dhe Greqi, nëse është në sektorin bujqësor. Këtu ka çfarë bën. Krahasimi i drejtpërdrejtë pagë me pagë nuk mjafton. Në këtë fushë jam optimist. Kemi probleme dhe me tokën, të natyrës që mbajmë peng tokën. Këtë s’do e lejojmë. Po përgatisim një ndërhyrje ligjore, pra ose punoje, ose jepe me qira. Por s’mund ta mbash peng. S’mund të thuash; ajo është toka ime, ti e mban me plehra. Nuk mundet! Ose punoje, ose jepe! Do e bëjmë këtë me ligj, ose super taksë, ose me forma të tjera si vendet e tjera. Tokën që ti ke nuk mund ta mbash kot”, tha Rama.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME